Presidenti Ilir Meta ka risjellë sërish në vëmendje deklaratat e bëra dje në një intervistë në RTSH, ku tregoi se mezi pret 24 korrikun, datë kur mbaron edhe mandati i tij si president.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta shton se Zoti dhe populli i 2 Marsit e ruajnë dhe e mbrojnë Shqipërinë.

MESAZHI I METËS
Zoti dhe populli i 2 Marsit e ruajnë dhe e mbrojnë Shqipërinë! ✌️??
Ndjenja e shqiptarëve për të reaguar ndaj një arrogance që synon t’i frikësojë, t’i depersonalizojë edhe t’i largojë nga vendi, është e jashtëzakonshme.
Situata po ndryshon me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe me një dinamikë të shkëlqyer.
Unë mezi po e pres 24 korrikun 2022.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb