Një postim në rrjetet sociale, ka bërë jo pak bujë sot. Një faqe Facebooku që nuk administrohet nga Armando Broja shkruante për Chelsean: “Mezi pres të vesh këtë fanellë përsëri”. Të shumtë ishin ata që shpërndanë këtë postim, por lojtari kuqezi i huazuar te Southampton sqaron se s’ka llogari të këtij rrjeti social.

“Thjesht për t’i bërë me dije se nuk kam një llogari në ‘Facebook’ apo ‘Tik Tok’. Çdo përmbajtje aty nuk është postuar prej meje” – ishin fjalët e tij në adresën e vërtetë të Instagramit.

Kartoni i Brojës zotërohet nga Chelsea, ekip në të cilin ka luajtur edhe për moshat. Në verë do mësojmë të ardhmen e tij dhe kurioziteti është i madh.

Story I Brojes
Story I Brojes

Londra, Southamptoni, apo ndonjë vend tjetër? Këto janë vetëm disa nga destinacionet e mundshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb