KURBIN– Deputeti i Partisë Demokratike në Laç, Mhill Fufi është shprehur për “News 24” se kjo forcë politike nuk i njeh zgjedhjet në Kurbin. Duke denoncuar rast pas rasti zhvillimet sa i takon procesit zgjedhor në këtë Bashki, Fufi i cilësoi këto zgjedhje lokale të paligjshme.

Sipas tij problematika ka patur në emërimin e anëtarëve në KZAZ-në e Kurbinit, ndërsa shton se ditën e sotme materialet zgjedhore dhe kutitë e votimit janë hapur pa prani të anëtarëve demokratë të komisioneve në Qendrat e Votimit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: