Mick Jagger, ikona botërore e rockut, ka vendosur të kalojë katër muaj pushime në provincën e Livornos. Lideri i Rolling Stones, që mbush 77 vjeç në 26 korrik (një event që do ta festojë pikërisht në Toscana), është i ftuar nga konti Manfredi i Gherardesca, miku i tij i vjetër dhe dhëndrri i Rupert Loeëenstein, menaxheri historik i grupit.

View this post on Instagram

Enjoying the sunshine

A post shared by Mick Jagger (@mickjagger) on


Sapo mbërriti në Itali, Jagger kishte ndarë në Instagram një foto ku shfaqej përpara diellit të Toscanas. Dhe në Maremma një vend shumë i dashur edhe nga personazhe si Sting dhe Madonna, ka nga ata që mezi presin ta shohin liderin e Stones nëpër rrugët e qytetit. Sipas ‘Il Terreno’, ylli i rokut po qëndron në Montepergoli, në një kështjellë të mrekullueshme, e rrethuar ndër të tjera nga shumë vreshta.

Mick është shumë i dashuruar me këtë zonë dhe me komunën e Castagneto Carducci në mënyrë të veçantë’, ka zbuluar për Corriere della Sera një mik i këngëtarit, që preferon të mbetet anonim. Pas polemikave me Trump ai ka preferuar të ndryshojë ambjent për tu relaksuar pak.
Grupi anglez, që së fundmi ka publikuar një këngë të re, e ka ndaluar ndër të tjera presidentin Trump të përdorë këngët e tyrepër të hapur fushatën e tij elektorale.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb