Gjurmët e fundit të Nokia-s tek Microsoft po fshihen përgjithnjë ndërsa kompania lajmëroi se do të hiqte nga puna edhe 1,850 punojës në përpjekje për tu distancuar njëherë e mirë nga tregu i telefonëve inteligjent.

Microsoft bleu divizionin e paisjeve dhe shërbimeve të Nokia në 2013-tën për 7.1 miliard dollar. Në Korrik të vitit të kaluar kompania shkurtoi 7,800 vende pune që i kushtuan kompanisë 7,6 miliard dollar.

Pjesa tjetër e biznesit që kishte ngelur e telefonëve të thjeshtë u shit javën e kaluar për 350 milion dollar. Me njoftimin e ditës së sotme divizioni i telefonëve inteligjent është shkatërruar terësisht pothuajse. Masat e fundit do ti kushtojnë kompanisë 950 milion dollar.

Shefi ekzekutiv Satya Nadella insiston se kompania akoma po punon me disa telefonë me fokus parësor do të kenë përpjekjet në sektorët e sipërmarrjes dhe sigurisë.

(d.d/PCW/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: