Të mërkurën e 4 shkurtit në njërin nga kampet e Hungarisë ku po qëndrojnë mijëra shtetas kosovarë ka lindur fëmija i parë i cili është quajtur Migrim. Dhjetëra media kombëtare së bashku me miliona shqiptarë janë solidarizuar me beben e cila është lindur nga 30-vjeçarja Miradije Haliti, nga Rahoveci.

Gruaja mësohet të ketë ikur nga Kosova 1 javë më herët dhe ka qenë shtatzënë në muajin e 9-të. Fëmijës i është vendosur një emër që ka lidhje pikërisht me situatën e prindërve dhe ardhjes së tij në jetë, Migrim.

Lajmin e ka bërë të ditur televizioni kosovar KTV, gazetari i së cilës Xhemajl Rexha nga Interaktiv e ka filmuar komplet lindjen.

“Lindja ka qenë diçka e madhe në kamp. Mijëra njerëz e kanë parë zonjën Miradije teksa ka lindur fëmijën e parë. Më pas ka pasur edhe një festë të madhe në kamp”, ka thënë Rexha.

Ndërkaq mediat kosovare dhe më gjerë i kanë dhënë jehonë këtij lajmi duke raportuar se kriza ekonomike dhe dëshpërimi i kosovarëve nuk i ka ndalur ata që të shtojnë natalitetin e racës shqiptare.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: