Protesta e opozitës sot para Kuvendit shqiptar është pasqyruar edhe nga  “The WashingtonPost”, e cila i ka kushtuar një artikull.

“Mijëra protestues në mbështetje të opozitës shqiptare rrethuan këtë të martë parlamentin shqiptar, duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme duke akuzuar në këtë mënyrë edhe kabinetin për korrupsion dhe krime të lidhura me të.

Disa hodhën flakadanë, disa të tjerë dogjën goma, por protesta u mbyll paqësisht. Ndërtesa e Kuvendit në kryeqytetin shqiptar ishte e rrethuar me qindra oficerë policie dhe tela me gjemba”, shkruan “The Washingtonpost”.

Protesta
Protesta

Në artikull përmendet edhe situata aktuale politike, ku deputetët e opozitës kanë dhënë dorëheqjen nga mandatet e tyre si deputetë.

“Deputetet e opozitës kanë dhënë dorëheqjen nga mandatet e tyre si deputete ne Kuvendin e Shqiperise.

Gjatë protestave të fundit, protestuesit kanë hedhur shashka dhe objekte të forta, kurse policia është përgjigjur me gaz lotsjellës.

Opozita nuk ka marrë parasysh thirrjet nga Bashkimi Evropian, ambasada e SHBA dhe ndërkombëaret për të hyrë në bisedime me rivalët e saj politikë.

Socialistët në pushtet të kryeministrit Edi Rama kanë 74 nga 140 vende në parlament. Shqipëria shpreson të nisë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian në qershor”, vijon artikulli i WashingtonPost.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb