Një mik i ngushtë i këngëtarit George Michael ka deklaruar se përdorimi i drogës i shkatërroi karrierën artistit. Gary Farrow tha se Michael po luftonte me varësinë nga droga në momentin që ai vdiq.
Këngëtari i njohur vdiq në moshën 53-vjeçare, në shtëpinë e tij në Oxfordshire ditën e Krishtlindjeve. Farrow tha se pavarësisht problemeve me drogën, Michael kishte të paktën 2 albume të tjera që do t’i linçonte përpara se të tërhiqej nga skena.
Ai tha për “The Sun”: “Besoj se droga ishte shkaku i problemeve të tij. E kishte të vështirë të luftonte me këtë varësi”.
Një tjetër njeri i afërt i Michael, tha për Daily Telegraph se ai ishte përdorues i rregullt i heroinës dhe se shpesh ishte shtruar në spital me urgjencë.
(BalkanWeb)