LOS ANGELES- Ata janë fejuar prej një viti, por me sa duket lidhja është forcuar më tej. Bëhet fjalë për Mila Kunis dhe Ashton Kutcher, prindërit e një vajze dy muajsh që gëzon emrin Ëyatt.
Gjatë ndeshjes së basketbollit Lakers- Thunder, aktorja 31-vjeçare është fotografuar me një unazë në gisht, më saktë me një unazë të dytë përveç asaj të fejesës.
Megjithatë e njëjta unazë nuk është parë në dorën e majtë të Kutcher.
Aktorja më herët në një intervistë për revistën W ka deklaruar se dasma e saj do ishte shumë intime dhe private, madje se nuk do donte të kishte fare të ftuar.
(ma.ar/BalkanWeb)