Milani ishte seriozisht i interesuar për nënshkrimin e Nicolo Zaniolo-s përpara se ai të largohej te Galatasaray në afatin kalimtar të dimrit.

Në janar, 23-vjeçari e bëri të qartë në Romë se donte të largohej menjëherë nga klubi, duke i detyruar drejtuesit ta vendosnin në merkato. Një nga klubet e prirur për të fituar shërbimet e Zaniolo ishte Milani, i cili nuk ishte në gjendje të gjente një marrëveshje me Romën, duke bërë kështu që Galatasaray të siguronte nënshkrimin e tij më pas.

Zaniolo iu bashkua Galatasaray-t me një kontratë katërvjeçare e gjysmë me vlerë rreth 3.5 milionë euro neto në sezon plus shtesa. Pala turke ra dakord t’i paguante Romës 16.5 milion € plus 13 milion €  shtesë, si dhe një klauzolë të ardhshme rishitje prej 2 milion €.

Siç raportohet nga Calciomercato.com, drejtori i Milanit, Paolo Maldini i premtoi Zaniolos përpara se të nisej për në Turqi se ata do të ktheheshin në verë për të synuar përsëri afrimin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: