Gattuso po luan ndeshjet e tij të fundit në stolin kuqezi, Milan ka nisur prej kohësh të mendoj për zëvendësuesin e tij. Ivan Gazidis ka zbarkuar në Londër, njëkohësisht është dhe qendra operative e fondit Elliot, për tu takuar me Maurizio Sarrin. Drejtori i deleguar i Milanit kërkon të bind trajnerin e Chelesit që të ulet në stolin e tyre sezonin e ardhshëm, një lëvizje e papritur kjo por që në thelb kërkon të djeg konkurrencën e Romës, një tjetër skuadër e interesuar për shërbimet e italianit.
Sipas mediave britanike, si do të jetë fundi i finales në Europa League, Sarri do të shkarkohet nga stoli i Chelsea. Blutë kanë projektuar pasuesin e tij, bëhet fjalë për ish lojtarin e tyre të famshëm, Frenk Lampard, aktualisht trajneri i Derby Country. Gazidis ka programuar një takim kokë më kokë me Sarrin për ti paraqitur atij projektin e Milanit të ri.
Gazidis pritet ti ofrojë Sarrit një kontratë 3-vjeçare nga ku ish trajneri i Napolit do të përfitoj 3 milion euro neto në sezon. Roma, skuadra tjetër e cila kërkon shërbimet e Sarrit, por pret fillimisht një përgjigje nga Gasperini, trajneri aktual i Atalantas, në këto kushte Milan është dukshëm në avantazh për të siguruar shërbimet e Sarrit.
(BalkanWeb)