Simon Kjaer pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen ndaj Genoas. Mbrojtësi doli me barelë dhe tizofët i druheshin një dëmtimi të rëndë. Milani ka dalë me një komunikatë për shtyp lidhur me gjendjen e lojtarit:

“Simon Kjaer ka kryer ndërhyrje në gjurin e majtë për rregullimin e ligamentit. Operacioni u krye në klinikën ‘La Madonina’, nga doktori Roberto Pozoni dhe doli me sukses. Kjaer është mirë dhe i motivuar për të nisur fazën e rikuperimit menjëherë. Kjo periudhë parashikohet të jetë rreth 6 muaj”.

Kuqezinjtë kështu humbasin liderin e prapavijës në një sezon ku pritshmëritë janë të larta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb