Pas Zlatan Ibrahimovic, Milan është gati të finalizojë goditjen e dytë në merkaton e dimrit. Klubi kuqezi ka intesifikuar tratativat me Barcelonën për të marrë shërbimet e Jean-Clear Todibo. Mbrojtësi francez konsiderohet si një talent me të ardhme të sigurt, teksa sipas mediave italiane ka pranuar ofertën për t’u transferuar në Serie A.

Jean Clair Todibo Barcelona 1e1qc3ev8ldej1so0prhohutvv
Jean Clair Todibo Barcelona 1e1qc3ev8ldej1so0prhohutvv

Tashmë topi i kalon Barcelonës, që duhet të japë “OK” për të lënë të lirë futbollistin. Deçiziv do të jetë takimi i fiksuar për të mërkurën, ku dy klubet do të ulen në bisedime për të gjetur formulën e duhur. Me shumë mundësi do të bëhet fjalë për një huazim me të drejtë blerjen e kartonit në fund të sezonit për 25 milion euro. Ky është version më i mirë për Milan, që gjithashtu duhet të ketë kujdes nga një kundërsulm i klbit “blaugrana”, siç paralajmërojnë mediat spanjolle.

Alessio Romagnoli Milan
Alessio Romagnoli Milan

Sipas tyre, kryesuesit e La Liga mund të fusin në tratativa emrin e Alessio Romagnoli. Ky i fundit është kapiteni i skuadrës kuqezi dhe nëse largohet do të ulte ndjeshëm kualitetin te milanistët, të kërkojnë të shpëtojnë një sezon që deri tani ka qenë një zhgënjim i vërtetë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb