Milan nuk po gjen qetësi nga COVID-19. Stefano Pioli ka rezultuar sërish pozitiv edhe pas testit molekular. Tekniku kuqezi doli fillimisht pozitiv në testin e shpejtë që iu nënshtrua të shtunën ndërsa konfirmimi vjen edhe pas testeve të radhës. Pioli është totalisht asimptomatik por është i detyruar të qëndroj në karantinë duke humbur në këtë mënyrë sfidën e së dielës kundër Napolit, takimin kundër Lillë në Europa League ndërsa shanset për tu rikthyer në stol janë për sfidën kundër Fiorentinës më 29 nëntor.

Stefano Pioli Ac Milan 1rh6q2sysxtsd1ro9psoetkcvg
Stefano Pioli Ac Milan 1rh6q2sysxtsd1ro9psoetkcvg

Jo vetëm Pioli, i prekur nga COVID-19 ka rezultuar edhe zëvendësi i tij Giacomo Murelli. Gjërat ndërlikohen shumë në këtë mënyrë me Milan që i duhet të gjejë një zgjidhe të shpejtë, të paktën për trajnerin që do i drejtoj vizualisht në një ndeshje kaq delikate si ajo kundër Napolit në transfertë. Në këtë periudhë, pa Piolin në fushë, tekniku ka ndjekur seancat stërvitore me anë të një droni, për të krijuar një ide vizuale mbi gjendjen e lojtarëve, atyre që kanë qëndruar në Milanello, pasi pjesa më e madhe janë të angazhuar me ekipet përfaqësuese.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: