Fitorja më përmbysje përballë Juves sigurisht që bën me krahë Stefano Piolin, i cili në momentin kur të gjithë flasin për trajnerin e ri të Milan i dhuron kuqezinjve një fitore fantastike: “I bëj komplimente djemve të cilët kur janë në vështirësi qëndrojnë gjithnjë bashkë dhe besojnë deri në fund, u shpërblyen me një fitore të madhe. Klasifikimi nuk pasqyron në të vërtetë cilësinë e kësaj skuadre, e rëndësishme është që skuadra tani është mirë, mbi të gjitha në aspektin mental. E ardhmja? Nuk më intereson se çfarë do të ndodh pas 3 gushtit, jam i përqendruar në punën time tek Milan e jo në të ardhmen time”, u shpreh Pioli pas ndeshjes.

Sarri
Sarri

Pavarësisht se pësuan një humbje të rëndë, Maurizio Sarri nuk e bën dramë: “Zhvilluam 60 minuta në nivel botëror, kishim kontrollin e plotë por më pas u fikëm, nuk dua të qëndroj gjatë këtu pasi pas 3 ditësh kemi një tjetër ndeshje. Kjo që ndodhi i ka ndodhur edhe skuadrave të tjera në këtë periudhë të vështirë për të gjithë, duhet të qëndrojmë të qetë dhe të shohim përpara”, u shpreh Sarri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb