Vetëm një mrekulli mund të mbaj Milan në garë për titull, kuqezinjtë humbasin terren javë pas javë, këtë herë lejnë pikë në shtëpi përballë Sampdoria, një barazim 1-1 që erdhi vetëm në frymën e fundit. Çuditërisht “San Siro” po kthehet në tabu për të besuarit e Piolt, nuk njohin fitore që nga 7 shkurti ku mposhtën Crotone me “poker” golash.

Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Quagliarella kaloi miqtë në avantazh në minutën e 57-të pasi një topi të kthyer keq nga Theo Hernandez. Dy minuta më pas Adrien Silva u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë Sampdoria me një lojtarë më pak në fushën e lojës. “Djalli” e kishte të vështirë të futej në lojë, ndërsa për të shmangur këtë humbje mendoi talenti Hauge që në minutën e 85-të sigloi shifrat në 1-1.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb