KINË- Nuk do ta besoni, por ja që të tilla gjëra ndodhin. Li Jinyan, presidenti i kompanisë Tiens Group ka vendosur të rezervojë 14 hotele në Paris që të çojë atje me pushime stafin e kompanisë së tij, plot 6400 vetë. Li Jinyan, 57 vjeç, listohet si një nga miliarderët më të pasur në listën Forbes.

Mësohet se grupi i kompanisë së tij ka vizituar Luvrin dhe vende të tjera kulturore në një nga qytetet më të famshme në botë. Grupi i madh i turistëve vazhdoi rrugën për në Rivierën Franceze, ku Li Jinyam rezervoi 4,760 dhoma në 79 hotele me 4 dhe 5 yje në Kanë dhe Monako.

U deshën plot 147 autobusë për t’i dërguar turistët nëpër hotelet e tyre, dhe zyrtarët e Guinnes Ëorld Record vendosën ta vlerësonin këtë vizitë si zinxhiri më i madh njerëzor.

Miliarderi bashkë me 6400 punëtorët e tij festuan 20 vjetorin e partneritetit mes kompanisë kineze dhe rajonit francez. Pritet që Franca të ketë një fitim prej 33 mln eurosh nga kjo vizitë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: