Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Rama nuk rresht së gënjyeri qytetarët.

Spaho thekson se Rama premtoi se do u japë fund përmbytjeve, por se në 8 vjet qeverisje të tij, Shqipëria është përmbytur 8 herë. Sipas tij, Rama ka kryer miliona investime fasadë, që u hodhën në det.

Spaho bën thirrje që Ramës t’i tregohet vendi më 25 prill, e të hidhet në det.

Postimi i nënkryetarit të PD-së Edmond Spaho:

Shikoni Edi Ramen si genjen dhe mashtron!

Premtoi qe do i jape fund permbytjeve ne zonat rurale, periferi e qytete. Realiteti, ne 8 vite te qeverisjes se tij, Shqiperia eshte permbytur 8 here nga veriu ne jug me humbje te jashtezakoneshme te prones se qytetareve.

Nuk ka qytet sot ne Shqiperi qe te mos permbytet me shiun e pare. Rekordin e mbajne Tirana, Durresi, Vlora, Fieri, Berati ku jane kryer miliona euro investime fasade te cilat uji i ka hedhur ne det.

Ka ardhur koha qe ketij mashtruesi ti tregojme vendin e ta hedhim ne det.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb