Më shumë se 30 vetë raportohet të jenë vrarë pasi disa persona të veshur si doktorë mësynë në spitalin më të madh ushtarak në Kabul të Afganistanit.

Militantët e ISIS të armatosur me armë e granada u futën pasi shpërthyen  një eksploziv në një nga portat e spitalit dhe hapën zjarr ndaj stafit dhe pacientëve. Pas disa orë luftimesh, ushtarët arritën të vrasin katër prej agresorëve. Shteti Islamik mori përsipër sulmin. Më shumë se 50 persona të tjerë mbetën të plagosur, lajmëroi Ministria e Mbrojtjes.

Presidenti Ashraf Ghani tha se sulmi tejkaloi të gjithë vlerat njerëzore. “Në të gjitha fetë, spitali shihet si diçka imune që nuk mund të sulmohet, por këtu ndodhi edhe kjo,” tha Presidenti.

Sulmi nisi në orën 9 të mëngjesit me orën lokale. Një pjesëtar i stafit të spitalit pa një prej agresorëve të veshur me përparëse mjeku me Kallashnikov në dorë dhe që hapi zjarr ndaj kujtdo që i dilte para.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: