KUKËS- Banorët e fshatit Mamëz në Kukës kanë protestuar sot kundër shfrytëzimit të minierës së Hekur-Nikelit, me pretendimin se kompania që po e shfrytëzon atë po iu ndot ujin dhe tokat.

Protesta është tensionuar kur ka ndërhyrë policia, pasi raportohet për një konfrontim mes banorëve dhe forcave të policisë. Madje disa prej tyre janë shoqëruar në komisariat.

Banorët u shprehën gjatë protestës se kompania që po shfrytëzon këtë minierë po shkatërron tokat, pyjet dhe mjedisin si dhe po ndot ujërat e zonës.

Ata kërkojnë që përfaqësues të kompanisë të takohen me ta për të diskutuar në lidhje me nisjen e punimeve në minierë, kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet.

“Duam të na sqarohet se çfarë sipërfaqeje toke do të shfrytëzohet nga kompania”, thonë banorët.

Ndërkohë që në një reagim të sajin komuna Kolsh bën me dije se kompania në fjalë ka leje përkatëse nga ministria, si dhe zotëron të gjithë dokumentacionin e plotë për të shfrytëzuar minierën.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: