ATHINE- Sërish ‘shuplakë’ nga ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos. Ky i fundit ka paralajmëruar se teza nacionaliste për ‘Shqipërinë e madhe’ nuk i shërben marrëdhënieve mes dy vendeve. Gjatë një intervistë për televizionin grek “Skai”, Kamenos, i cili njihet për qëndrimet e tij radikale ndaj vendit tonë, pohoi se Shqipëria duhet të jetë e interesuar për marrëdhënie sa më të mira me Greqinë.

“Ideja e Shqipërisë së madhe dhe grupimet ekstremiste islamike funksionojnë vetëm kundër pozitave te Shqipërisë, i rendojnë me shume ato. Ne me Shqipërinë bisedojmë për rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, për të drejtat e njeriut të minoritetit grek, por jo për çështje që rëndojnë Greqinë ose për çështje të cilat janë të mbyllura. Debate te tjera si ato për ndryshim kufijsh në Ballkan janë thjesht provokime dhe teza te nacionalisteve dhe Greqia jo vetëm nuk i përkrah, por i dënon ashpër ato.”, pohoi ai. Po ashtu, ministri grek nuk i shpëtoi pyetjes dhe interesit të gazetarëve sa i takon qëndrimeve të Athinës zyrtare për emrin e Maqedonisë.

“Athina jo vetëm nuk do ta njohë kurrë ketë emër, por siç po shkojnë zhvillimet në Shkup, aty po diskutohet nëse do të ekzistojë apo jo si shtet”, përfundoi ai. Sakaq, vitin e shkuar ministër grek Panos Kamenos erdhi në kufirin e Shqipërisë, i veshur me uniformë ushtarake, duke lënë të nënkuptuar kështu mesazhin ‘kërcënues’ të Greqisë për vendin tonë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb