TIRANE-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u shpreh sot se cështja e terrorizmit është globale, ndaj Shqipëria ka shtrënguar masat e sigurisë në këtë drejtim.

“Cështja e terrorizmit është globale, nuk është cështje deklaratash, nuk është cështje për t’u nënvlerësuar. Shqipëria është pjesë e luftës kundër terrorizmit, mund të jetë objekt sulmesh, ndaj përforcohet vëmendja, shtohet siguria, jo për të frikësuar njerëzit, sepse njerëzimi është i kërcënuar tashmë dihet”, u shpreh Manjani nga jashtë punimeve të Parlamentit .

Kurse rreth Reformës në Drejtësi, Manjani i pyetur nëse do të arrihet dakortësi mes palëve, u përgjigj:
“Ne po punojmë që kjo reformë të bëhet, dhe kjo do jetë e rëndësishme për marrjen e statusit. Për këtë po punojmë të gjithë sëbashku. Sa i takon deklaratës së ambasadorit, kam mirënjohje respekt dhe mbështetje totale”.

Po kështu, Manjani u shpreh dhe mbi shkarkimin e drejtorit të burgut të Korcës, duke theksuar se, do të penalizohet çdokush që nuk punon dhe mbyll shërbimet në kohën e duhur.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: