Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Yair Lapid, njoftohet se do të zhvillojë për herë të parë vizitë zyrtare në Bahrein pas marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve të arritur mes dy vendeve.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme izraelite, thuhet se Lapid sot do të niset për në Manama pas një ftese të bërë nga homologu i tij nga Bahreini, Abdullatif bin Rashid Alzayyani.

Lapid në vizitën e tij do të realizojë hapjen e ambasadës së Izraelit në Bahrein dhe do të nënshkruajë një sërë marrëveshjesh të reja mes dy vendeve.

– Marrëveshjet e normalizimit mes Izraelit dhe disa vendeve arabe

Mes Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit u nënshkruan marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me një ceremoni të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë më 15 shtator 2020.

Edhe qeveria e Kartumit në më 23 tetor 2020 mori vendim për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin në këmbim të heqjes së Sudanit nga presidenti i atëhershëm amerikan Donald Turmp nga lista e “vendeve që mbështesin terrorizmin”.

Pas Sudanit, edhe Maroku më 10 dhjetor 2020 arriti marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb