Kreu i diplomacisë ukrainase, ka akuzuar sot Rusinë se po përpiqet të shkaktojë përçarje mes Kievit dhe aleatëve të saj perëndimorë.

Ndërsa ka përshëndetur homologen e tij gjermane Analena Berbok e cila po zhvillon një vizitë në Rusi për të shprehur mbështetjen e Berlinit për Kievin, ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba, tha se askush nuk do të mundet që të krijojë një përçarje mes Ukrainës dhe  aleatëve të saj.

Perëndimi akuzon Rusinë për komplot për të pushtuar Ukrainën, ndërsa nga ana e saj Moska i ka mohuar këto akuza. Ukraina, megjithatë, minimizon rrezikun e një sulmi ushtarak, duke thënë se Kremlini po kërkon kryesisht të destabilizojë situatën brenda vendit.

“Ne kemi qenë në luftë që nga viti 2014, kemi përjetuar shumë vuajtje,” tha Kuleba, duke shtuar se Ukraina nuk përjashton asnjë skenar dhe është gati për çdo gjë, por nëse Rusia na imponon një fazë të re të një konflikti të armatosur, ne do të luftojmë , ka thënë më tej ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb