SHBA– “Lufta kundër xhihadizmit është lufta jonë kolektive si komunitet ndërkombëtar”, – deklaroi sot në Uashington ministri jordanez i Punëve të Jashtme, Nasser Judeh, duke përmendur gjithashtu “Luftën e Tretë Botërore”.
Ministri Judeh tha se kërcënimi me të cilin po përballemi është i paprecedent.
“Sfidat me të cilat po përballemi sot janë ato të një Lufte të Tretë Botërore. Këta terroristë kanë treguar se nuk kanë asnjë limit apo frenim në brutalitetin, barbarinë dhe egërsinë e tyre”, -theksoi Judeh.
Jordania ndoqi e pafuqishme ekzekutimin e një prej pilotëve të saj, i cili u dogj i gjallë në një kafaz nga organizata xhihadiste e Shtetit Islamik.
Për shefin jordanez të diplomacisë, ky lloj grupi nuk njeh asnjë kufi, asnjë fe, asnjë kulturë, asnjë etnicitet.
“Kjo është lufta jonë si myslimanë, nuk ka asnjë dyshim, është lufta jonë kolektive si komunitet ndërkombëtar”, – theksoi ai.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: