TIRANE – Pas denoncimit në mbrëmjen e djeshme, në emisionin investigativ “STOP”, Ministri i Mjedisit Lefter Koka, mori masën e shkarkimit nga detyra të Taulant Manaj, punonjës pranë Agjencisë Rajonale të Mjedisit(ARM), Tiranë dhe urdhëroi denoncimin e këtij rasti pranë organeve të drejtësisë për ndjekje të mëtejshme.

Në një njoftim për mediat, Ministri i Mjedisit bën të ditur se ka urdhëruar sot Auditin e brendshëm të Ministrisë, të kontrollojë gjithë procedurat e pajisjes me leje mjedisore të subjekteve pranë ARM, Tiranë.

Ministria e Mjedisit falenderon median dhe opinionin publik që falë denoncimeve të ngritura prej tyre, kontribuojnë në rritjen e cilësisë së punës sonë dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

“Ftojmë të gjithë opinion publik të vazhdojë të denoncojnë në portalin www.stopkorrupsionit.al dhe të gjitha mjetet e komunikimit, të vëna në dispozicion për çdo rast korruptiv nga punonjësit e administratës publike”, – deklaron ministria e Mjedisit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: