Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Urban i Turqisë, Murat Kurum ka vlerësuar marrëdhëniet e ngushta mes Turqisë dhe Shqipërisë, ndërsa u uroi jetë të lumtur banorëve që do të hyjnë në banesat e tyre në Laç.

Ministri tha se lidhjet rrënjësore që ekzistojnë mes dy vendeve kemi ndarë gëzimet dhe telashet e pikëllimet.

‘Shpreh ngushëllimet për familjet e pikëlluara që kanë humbur familjarë dhe uroj që zoti t’i shërojë ata. Sot jemi këtu për ceremoninë e inaugurimit që kemi ndërtuar këtu pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Vëllezër dhe motra të prekura nga tërmeti uroj të jetojnë të lumtur në strehat e tyre të reja dhe të ngrohta.

Duke u nisur nga lidhjet rrënjësore që ekzistojnë mes nesh kemi ndarë gëzimet dhe telashet e pikëllimet. Me atë mobilizimi që ne vepruam në vendin tona gatë tërmetit, përmbytjeve dhe zjarreve, me të njëjtën ndjeshmëri vepruam edhe për Shqipërinë dhe qytetin e Laçit. Ne do të vijojmë të jemi pranë jush edhe në të ardhmen”, tha ministri turk.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: