Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon se shqiptarët të cilët u bllokuan në Varshavë tashmë janë rikthyer në Shqipëri me avion charter.

Sipas MEPJ, kthimi ka ndodhur menjëherë sot në mëngjes ku dhe kanë mbërritur në Rinas.

Ministria e Jashtme e konsideron vendim të papritur atë të Polonisë për të ndryshuar regjimin e hyrjes së qytetarëve shqiptarë në Poloni pikërisht të shtunën.

 

NJOFTIMI NGA MEPJ

Njoftim lidhur me moslejimin e qytetarëve shqiptarë në Aeroportin e Varshavës

 

Në mënyrë të papritur, Polonia ka ndryshuar regjimin e hyrjes së qytetarëve shqiptarë në Poloni.

 

Për shkak të këtij ndryshimi, ditën e shtunë, më 15 gusht 2020, qytetarë shqiptarë, të cilët u nisën në udhëtim drejt aeroportit të Varshavës me linjën ajrore të Kompanisë Polake, LOT Airline, nuk janë lejuar, që të hyjnë në Poloni.

 

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni në komunikim të ngushtë me disa shtetas të bllokuar në aeroportin e Varshavës, u vu menjëherë në komunikim me autoritetet vendase dhe me drejtuesit e kompanisë ajrore LOT Airline, duke arritur të bëhej e mundur vendosja e një avioni charter në dispozicion të shtetasve, për t’i rikthyer në atdhe, sot, e diel, 16 gusht 2020, herët në mëngjes.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb