TIRANË

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion për tërmetin e rënë sot në Korçë që shkaktoi jo pak panik tek banorët. Duke iu referuar të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit, Ministria e Mbrojtjes njofton se tërmeti i rënë është me magnitudë 4.7 shkalla Rihter dhe me epiqendër 3.4 km në jugperëndim të Dardhës në Korçës.

Sipas Ministrisë nuk ka dëme materiale. “Nga raportimet e bëra nga strukturat e Emergjencave Civile të Njësive Vendore deri tani nuk ka dëmtime materiale”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Dy lëkundje tërmeti u ndjenë sot në Korçë, e para në 16:21 dhe e dyta në 16:28.

  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb