Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka reaguar në lidhje me pretendimet për rritje të çmimit të shërbimeve të kolaudimit. Ministria e Transportit njofton opinion publik, se në datë 13 Maj 2016, kompania “SGS”, që ka koncesionin e shërbimit të kolaudimit të automjeteve ka dorëzuar një kërkesë për të rishikuar tarifat e kontrollit me 6,7 %, rreth 200 lekë.

Kërkesa bazohet në pikën 8.2.2 të kontratës koncesionare të vitit 2009, që parashikon rishikim të tarifave çdo 3 vjet, për të reflektuar rritjen e normës së inflacionit.

Ministria e Transportit pas kësaj kërkese ka ngritur menjëherë një grup pune, i cili shqyrtoi kërkesën e “SGS”. Grupi i punës e vlerësoi si të parakohshme këtë kërkesë. Periudha kur palët sipas kontratës duhet të diskutojnë për tarifat bazuar në pikën 8.2.2 të kontratës, është shtatori i vitit 2016.

“I bëjmë thirrje disa mediave, të mos fabrikojnë të pavërteta, që dezinformojnë publikun, si dhe i ofrojmë mundësi të plotë për të marrë informacion pranë MTI”, deklaron MTI.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: