Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka penguar një sulm ukrainas me dron në rajonin e Moskës gjatë natës. “UAV u shkatërrua me anë të mbrojtjes ajrore”, tha ministria në Telegram, duke shtuar se nuk kishte viktima apo dëme.

Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin kishte njoftuar më parë sulmin, pa specifikuar vendndodhjen e tij. Përpjekja për kundërpërgjigje vjen disa ditë pasi Ukraina mori përgjegjësinë për një sulm me dron në qendër të Moskës.

Një dron u rrëzua pranë Ministrisë së Mbrojtjes në qendër të kryeqytetit rus të hënën, ndërsa një tjetër goditi një ndërtesë zyre në një lagje jugore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb