Ministrja e Financave Anila Denaj po merr pjesë në Takimet Vjetore 2019 të FMN dhe Bankës Botërore.

Përmes një mesazhi në “Facebook” Denaj thekson se në fokus të takimeve që do të zhvillojnë me drejtues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombetar dhe Bankës Botërore, do të jenë reformat strukturore.

“Në Washington DC, në Takimet Vjetore 2019 të FMN dhe Bankës Botërore, ku kam kënaqësinë të jem pjesë e diskutimeve mbi politikat makroekonomike për Evropën e më gjerë. Në fokus të bisedimeve tona në takimet që do të zhvillojmë me drejtues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombetar dhe Bankës Botërore, do të jenë reformat strukturore, pritshmëritë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë ?? dhe hapat vijues për një rritje të qëndrueshme me mbështetjen teknike të FMN/BB. #WBGmeetings #IMFMeetings”, shkruan Denaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: