Forcat ruse kanë goditur qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, rreth një orë pas vizitës së ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock .

Guverntori i vendit, Oleg Synegubov i ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në strehimore , pasi rusët kanë nisur pushtimet.

Nga ana tjetër kryediplomati ukrainas Dmytro Kuleba ka thënë se refuzimi i Berlinit për të dërguar tanke luftarake, vendit të tij po i kushton jetë.

Megjithatë ministrja e Jashtme gjermane, premtoi mbështetje për Kievin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: