Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi bën të ditur se ka marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID, ndërsa nënvizon edhe rëndësinë e vaksinimit për të fituar këtë betejë të vështirë.

“Jam e kënaqur sot që mora dozën e dytë të vaksinës anti-COVID” shprehet Kushipërmes rrjetit të saj social dhe falënderon të gjithë personat e përfshirë në këtë fushatë vaksinimi masiv, veçanërisht mësuesit dhe pedagogët.

Sipas saj, vaksinimi është mjeti më i mirë për ta fituar përfundimisht këtë betejë, për një verë plot diell dhe buzëqeshje, si dhe një vit të ri shkollor e akademik të suksesshëm.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb