Në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit qeveritar shqiptar në Turqi, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi është takuar në Stamboll me homologun e saj turk.

“Në Stamboll, ku pata kënaqësinë të takohesha me homologun Ziya Selçuk, Ministër i Arsimit Kombëtar i Republikës së Turqisë, vlerësuam bashkërisht ecurinë e deritanishme të marrëdhënieve tona dypalëshe”, shprehet Ministrja Kushi në publikimin e saj.

Kushi njofton së gjatë takimit me ministrin turk është diskutuar më konkretisht mbi pikat e zbatimit të marrëveshjes së nënshkruar në fillim të këtij viti mes dy vendeve.

Ndër të tjera, ajo nënvizon se mes dy palëve është shprehur vullneti i përbashkët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë e Turqisë në fushën e arsimit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb