Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në Neës24 ka folur për punën e mazhorancës lidhur me administrimin e parave publike dhe investimet e huaja.

Minxhozi thotë se mazhoranca e ka humbur tashmë bastin për të krijuar një balancë të drejtë, pasi ka një listë të shkurtër të disa biznesmenëve që në treg avantazhohen më shumë.

Sipas tij të dyja palët si mazhoranca dhe opozita janë të ekspozuara ndaj oligarkëve.

 

”Kjo mazhorancë e ka humbur bastin për të krijuar një balancë të drejtë, jo vetëm për tortën e parave publike, por edhe në orientimin e investimeve të huaja. Nëse ne nuk i quajmë oligarkë, dhe ndoshta është shumë pretenciozë, ka një listë të shkurtër, një numër klientësh financiarë dhe operatorësh ekonomikë në treg që avantazhohen më shumë se të tjerë. Për një pjesë tjetër për shkak të kapitalit që kanë për të bërë punë. Pastaj është dhe zona gri ku nuk dihet ku mbarojnë kompetencat dhe fillon lobimi e interesat.

Unë do i kujtoja fjala vjen dhe këtu del dhe një lidhje e nënujshme e dy palëve, të dyja të ekspozuara ndaj oligarkëve, se këta multimilionerë nuk u bënë për 8 vjet. Këta ishin, janë dhe do të jenë. Meqë duhet dhënë një ndër shembujt. Një shembull është i firmës fantazmë për 2 km e famshëm të Astirit, që rezultoi ose u aludua një degë e një kompanie të madhe në SHBA. Faji ka ikur në drejtim të paditur, personi është fshehur. Astiri, Astiri, po asnjë zhvillim.

Ndershmëria sa i përket politikave të sjelljes ndaj biznesit është për t’u fituar. Po shihja palën në pushtet që akuzon tjetrën.”- deklaroi Minxhozi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb