Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka takuar këtë të shtunë ish-presidentin kroat Stipe Mesić.
Teksa ka publikuar një foto ku shihet bashkë me Mesić, Meta nënvizon rëndësinë e miqësisë shqiptaro-kroate, ndërsa nuk harron pa uruar kombëtaren e këtij shteti për kualifikimin në Kupën e Botës.
MESAZHI I METËS
🇦🇱🤝🇭🇷 Miqësia shqiptaro-kroate ka jo vetëm rrënjë të forta historike por fuqizohet falë kontributeve të vazhdueshme të personaliteteve të shquara si ish-Presidenti Stipe Mesić. Shumë urime Kroacisë edhe për kualifikimin si një nga 4 ekipet e Botërorit që do ndeshen për Kupën e Botës.