Pas mbylljes së takimit miqësor me Shqipërinë, trajneri Luis Enrique është pyetur nga një gazetar brazilian se pse Spanja prej 4 vitesh nuk zhvillon ndeshje miqësore me një nga vendet e Amerikës Latine, si Argjentina apo Brazili.

“Që nga 2018, Spanja ka luajtur vetëm kundër ekipeve europiane në miqësore. A do të ishte kjo më e nevojshme pasi do të përballeni me skuadra që kanë një kulturë tjetër futbolli?”. Tekniku spanjoll është përgjigjur:

“Nuk e mendoj kështu, e vërteta është…jo! Nuk mendoj se duhet të luajmë ndaj ekipeve nga një kontinent tjetër. Për fat të mirë këto në Europë janë i nivelit më të lartë.

Më kujtohet se në Botërorin e kaluar, katër gjysmëfinalistët i përkisnin Europës. Sigurisht që Brazili dhe Argjentina janë nivel i lartë, por nuk kemi nevojë për t’u ndeshur tani, ne do të jemi gati për ta kur të vijë momenti”. 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb