Gazetarja Mira Kazhani deklaroi se mbyllja e llogarisë në ‘Twitter’ të presidentit amerikan Donald Trump tregon shënje të një diktature dixhitale.

Gjatë fjalës së saj në ‘Real Story’ në ‘News24’ Kazhani tha se ishte diçka e pamenduar, ndërsa vendimi i Twitter-it ka qenë marketing.

 

“Për mua është diktaturë dixhitale, e pa menduar. Pasi ata nuk janë të programuar. S’kanë përgatitjen e duhur. Kjo e Twitterit ka qenë marketing. Media sociale është bërë për të krijuar sensacion. Obamën ‘Facebook’ dhe ‘Twitter’ e solli në pushtet. Nuk e mbështeta mbylljen. Unë si gazetare, neve të gjithëve, s’na takon kurrë që të nxisim mbylljen e gojës. Është mirë që shpifja të dënohet, që ‘pjell’ urrejtje, shkakton kaos.”, -tha Kazhani.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb