Është zhvilluar ditën e sotme Komisioni i Sigurisë, ku edhe është miratuar projektligji për një qendër të përbashkët policore dhe doganore me Greqinë.

Zëvendësministri i Brendshëm,  Andi Mahilaj gjatë fjalës së tij shpjegoi detaje nga marrëveshje.

Ai prezantoi të projektligjin, ndërsa theksoi se qendra e përbashkët policore dhe doganore, do të ndihmojë në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në luftën kundër krimit ndërkufitar, krimit të organizuar dhe lidhjeve të tij, migracionin e paligjshëm, etj.

Andi Mahilaj: Akti është paraqitur nga këshilli i ministrave në Kuvendin e republikës së Shqipërisë për miratim. Marrëveshja Shqipëri-Greqi për ngritjen e një qendre të përbashkët për bashkëpunimin policor dhe doganor. Të punuarit sa më afër, është thelbi i kësaj marrëveshje. Në marrëveshje janë përcaktuar rregullat e përbashkëta për funksionimin e qendrës. Kjo qendër e përbashkët e shkëmbimit të informacionit dhe e koordinimit të bashkëpunimit do pozicionohet në territorin e republikës greke, në ndërtesën  aktuale të  pikës së kalimit kufitar Kakavijë. S’ka autoritet në vendimmarrje qendra.Pikë e veçantë është dhe shkëmbimi i veçantë i të dhënave personale. Bashkë me aktin ministria e brendshme ka paraqitur në Kuvend edhe relacionin përkatës. Pjesa re procedurës. Janë ndjekur të gjitha procedurat konform ligjit për marrëveshjet ndërkombëtare. Ministria për Evropën dhe ajo  e drejtësisë janë shprehur parimisht dakord. Marrëveshja në parim është miratuar në 4.04 2018 dhe është nënshkruar në 18 janar 2021 në Kakavijë nga zv ministri Hodaj. Funksionimi i kësaj qendre nuk do sjellë mbivendosje me organet doganore  policore pasi qëllimi është rritja dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet shkëmbimit të informacionit.  Kjo është qendër e përbashkët e shkëmbimit dhe analizimit të informacionit. Kjo qendër trajton të gjithë çështjet dhe elementët që janë të ngjashme për të gjitha kalimit kufitar. Nuk është qendër e kalimit të përbashkët të mjeteve e mallrave. Shkëmbim informacioni për çështje të përbashkëta”.

Salianji: Është një qëndrim që duhet mbajtur për të sqaruar qytetar. Padiskutim që ne do të jemi pro siç jemi për çdo marrëveshje ndërkombëtare. Duket qartazi edhe nga fakti që është kërkuar nga pala  greke apo edhe nga situata e trafikut të shtuar për fat të keq të gjendjes së rëndë të krimit të Shqipëri. Kjo marrëveshje tregon edhe njëherë atë që shqiptarët e shohin çdo ditë që këtu kërcet arma në mes të ditës, ishalla i shërben kjo edhe Shqipërisë. Kjo marrëveshje edhe njëherë fakton atë që ne e kemi thënë prej 8 vitesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb