Ligjvënësit e Karolinës së Veriut në SHBA, kanë votuar për ndalimin e shumicës së rasteve të abortit pas 12 javësh.
Masa u miratua nga legjislatura e shtetit të kontrolluar nga republikanët në fillim të majit, por u vendos veton nga guvernatori demokrat Roy Cooper gjatë kësaj fundjave. Republikanët e përmbysën veton në votime të njëpasnjëshme, duke nxitur thirrjet e “turpit” nga shikuesit.
Ligji, i cili shkurton të drejtën për abortin do të hyjë në fuqi më 1 korrik.
Karolina e Veriut ka qenë një nga vendet ku edhe gratë nga shtetet e tjera të SHBA-ve,
Shumë gra udhëtojnë në Karolinën e Veriut nga shtetet e afërta për të bërë një abort, sepse kufizimet kanë qenë historikisht më të forta në shtetet fqinje.
Të martën, Senati i shtetit votoi 30-20 dhe Dhoma me 72-48 për të anuluar veton.
(BalkanWeb)