MIRDITE – Asgjësohen me anë të djegies 987 rrënjë kanabis sativa, në Selitë, midis fshatrave Lëkundë dhe Shebe në Mirditë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, kanë zhvilluar një operacion në Selitë, midis fshatrave Lëkundë dhe Shebe, ku kanë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies 987 rrënjë bimë narkotike. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: