Dortmund pret në shtëpi Atletico Madrid të martën, në kuadër të Champions League. Pas disfatës 2-1 në aktin e parë, verdhezinjtë synojnë përmbysjen, për të vijuar rrugëtimin në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Trajneri i gjermanëve, Edin Terzic ka konfirmuar mungesën e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë, Sebastian Haller. “Ai lëndoi përsëri kyçin e këmbës dhe do të mungojë. Por Bynoe-Gittens është më mirë sot dhe shpresojmë që ai të mund të stërvitet me grupin sot. Sancho, nga ana tjetër, është mirë dhe do të kthehet në ekip.” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: