Vrasja e vëllait të diktatorit koreano-verior, Kim Jong-un është e rrethuar ende me mister, por kjo femër e quajtur Doan Thi Huong është arrestuar në Malajzi si autorja e dyshuar.

Sipas Daily Mail, e reja u arrestua në aeroportin ndërkombëtar të Kuala Lumpurit pas shpërndarjes së fotove nga kamerat e sigurisë, teksa ishte e veshur me një bluzë me shënimin “Lol”, ndërsa të njëjtën bluzë ajo mban të veshur edhe në rrjetet sociale, ku është mjaft aktive, madje nuk ka harruar të shënojë edhe vizitën e fundit në Kuala Lampur.
3D8F629500000578-0-image-a-16_1487840586916
Fotot e saj janë shpërndarë në një llogari në Facebook me emrin Ruby Ruby, ndërsa policia thotë se ka arritur ta identifikojë nga kamerat e sigurisë.
1194
Duke kalur si rastësisht në terminalin 2, me një çantë të vogël në krahë dhe me shkronjat “LOL” (qesh me të madhe) në bluzën e saj, ajo ishte një nga 150 mijë pasagjerët e zakonshëm që kalojnë në aeroportin malajzian çdo ditë.
3D8F656100000578-0-image-a-17_1487840590380
Kujtojmë se Kim Jong-nam, vëllai 45-vjeçar i diktatorit, prej vitesh jetonte nën kërcënimin e vdekjes, që pas akuzave të hedhura mbi regjimin e Kim Yong-un, dhe ishte larguar nga Korea nga frika e torturave dhe ekzekutimit.
3D8F657100000578-0-image-a-18_1487840592933
Ai udhëtonte gjithnjë i shoqëruar nga truproja dhe me pasaportë false, por vrasja e tij u krye pikërisht në të vetmin moment që u la për pak sekonda vetëm.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb