Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, mjeku Eduard Tushe ka folur për rrezikun e ekspozimit të foshnjave ndaj ndotësve kimik, si ndikon tek organizmi i tyre dhe dëmtimet që ngelin gjithë jetën.

“Problem në 50 vitet e fundit janë ndotësit kimik, të cilët janë të llojeve të ndryshme. Janë rreth 140 mijë të tillë që potencialisht përmbëjnë rrezik në organizëm, në veçanti tek fëmijët që janë në rritje. Në botë për shkak të ndotësve të ambientit, vdekshmëria te fëmijët e vegjël arriti në 1 milion, në shkurt të vitit të kaluar. 2/3 e tyre ishte nën moshën 5 vjeç. Përveç aspektit të vdekshmërisë, kemi edhe atë të sëmundshmërisë, të atyre që i quajmë jo të komunikueshme, që nuk janë infektive. Si psh. pesha e vogël në lindje, astma, disa kancere, të cilat vijnë në një raport të ngushtë me ndotësit e mjedisit. Ekspozimi ndaj ndotësit kimik në 1 mijë ditët e para janë në gjendje të japin dëmtime të përhershëm në zhvillimin psikik të fëmijës. Lëndët si plumbi, alumini, zhiva qoftë gjatë shtatzanisë shkaktojnë dëmtime që ngelen gjithë jetën. Ka kohë që bota shkencore vertitet drejt këtij koncepti. Ushqyerja është elementi kryesor që lidh një individ me mjedisin dhe detyrimisht ka efektet e veta. Nuk duhet të frikësohemi shumë nga ndotësit e mjedisit, pasi organizmi ka trupa mbrojtës, por disa të tjerë nga pikëpamja e zhvillimit mund të rrezikojnë më shumë se të tjerët.

Ushqimi i ngurtë për foshnjat nuk duhet të merret asnjëherë para muajit të 5 dhe asnjëherë pas muajit të 6. Pasi trupi kërkon një pjekuri të caktuar të sistemit mendor, pastrimit si melçia, veshka, pjekuri të gjithë sistemit. I gjithë ky proces është edukativ dhe njohës. Ka rëndësi se si ekspozohet fëmija në vitet e para të jetës. Ne kemi 10 herë më shumë mikrobe në organizëm sesa qeliza, të cilat janë të rëndësishme për ndryshimet gjenetike. Mikrobet e fituara nga trupi i nënës përmes gjirit janë shumë të rëndësishme për t’u mbrojtur nga një sërë sëmundjesh. Qumështi i nënës së një fëmije që lind parakohe është më i yndyrshëm nga qumështi i nënës së një fëmije të lindur në kohë. Nëse foshnjes i japim qumështin e një nëne tjetër rrezikon infeksione. Është në rritje numri i nënave të cilat po ofrojnë qumësht artificial ndaj fëmijës”- tha Eduard Tushe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: