TIRANE- Ministria e Mbrojtjes ka paditur sot ish-shefin e Shtabit, Xhemal Gjunkshi. Mbrojtja i kërkon Gjykatës së Tiranës të detyrojë Gjunkshin t’i kthejë këtij institucioni 5.845 euro, të marra nga buxheti i shtetit por edhe si paradhënie nga rroga e tij.

Sipas MM-së Gjunkshi i ka përdorur këto para të buxhetit të shtetit për të paguar udhëtimet jashtë shtetit të bashkëshortes së tij.

PADIA
Paditësit: Ministria e Mbrojtjes

Të paditurit: Xhemal Gjunkshi

Objekti: Detyrimin e të paditurit Xhemal Gjunkshi të kthejë shumën prej 5.845 euro që i përket vlerës së biletave të udhëtimit për jashtë shtetit të bashkëshortes së paditësit të paguara padrejtësisht nga buxheti i shtetit dhe 800 euro të marra paradhënie sipa urdhrit të MM nr. 1793. date 09.09.2013 ose 1793. date 09.09.2013 ose kompensimin e detyrimeve duke e kompensuar këtë detyrim nga pagesa kalimtare, shpërblimi i menjëhershëm dhe nga të drejtat e tjera.

Gjyqtari: Rezarta Balliu(Vigani)

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: