Pak muaj më parë, Sofia Richie pushtoi mediat me dasmën e saj luksoze. Tashmë modelja dhe vajza e Lionel Richie ka bërë të ditur se është në pritje të fëmijës së saj të parë me Elliott Grange. Përmes një sërë fotosh bardh e zi, 25-vjeçarja tregoi barkun e saj të fryrë për më shumë se 10 milionë ndjekësit e saj në Instagram. “Dhe më në fund jemi tre”, shkruan ajo në mbishkrimin e fotos ku pozon pranë bashkëshortit.

Në një tjetër foto, Sofia Richie ka pozuar topless, e veshur vetëm me një xhaketë në pjesën e sipërme të trupit, me barkun sërish të ekspozuar. “Zemrat tona janë të mbushura me kaq shumë dashuri! Shumë mirënjohës për mbështetjen tuaj! Mezi po pres këtë kapitull tjetër të jetës ”, ka shkruar ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb