TIRANA

Xhesika Berberi nuk është vetëm një nga modelet më të suksesshme shqiptare, por tregon se ka edhe një zemër të madhe.

Pas kontributit për ndërtimin e dy shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, Xhesika Berberi i është bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e fushave sportive për fëmijët dhe të rinjtë e Kombinatit. Teksa ka publikuar fotot nga terrenet e reja sportive, Kryebashkiaku Veliaj ka falenderuar Xhesikën për vëmendjen e vazhdueshme ndaj Tiranës.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Sa herë që Xhesika vjen në Tiranë, ka një qëllim të mirë .
Këtë herë, pas kontributit që dha së bashku me Adrolën për ndërtimin e dy shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Ndroq dhe Picallë , ka menduar për fëmijët dhe të rinjtë e Kombinatit, që të stërviten dhe argëtohen te fushat sportive të zonës. Faleminderit që mendon gjithmonë për Tiranën tonë të dashur”,- shkruan kryebashkiaku Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb