Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini i qëndron idesë së saj se Kosva duhet të heqë taksën ndaj mallrave serbe, në mënyrë që të vazhdojë dialogu mes dy vendeve.

Në fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit në OKB, Mogherini kërkoi që marrëveshja finale të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare por edhe të ketë mbështetjen nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

“Më lejoni të falënderoj secilin prej jush për qasjen konstruktive të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit ndaj dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Për rifillimin e plotë të bisedimeve, tarifat e vendosura nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe duhet hequr. Ditën kur kjo do të ndodhë, do të thërras menjëherë një takim të ri për dialogun, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme, e cila do të adresojë të gjitha çështjet e jashtëzakonshme dhe do të sjellin normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit”, tha Mogherini.

Ajo përmendi edhe prioritetet e Politikës së Jashtme të BE-së në zgjidhjen e çështjen e Ballkanit. “Për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit është e nevojshme heqja e taksës të vendosur nga Qeveria e Kosovës. Në të njëjtën ditë kur hiqet taksa, menjëherë do të ftojë një takim të ri të dialogut në mënyrë që të arrihet deri te marrëveshja e nevojshme që duhet t’i zgjidhë të gjitha pyetjet e hapura dhe të normalizojë raportet mes Beogradit dhe Prishtinës”, u shpreh ajo.

Mogherini theksoi se edhe pse kryeson dialogun, ai nuk i takon “as mua, as BE-së, por palëve në proces”.

“Atyre u takon të arrijnë marrëveshje që do të jetë e pranueshme për të gjitha palët”, theksoi ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb