TIRANË

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla e ka cilësuar një moment historik në rrugën e drejtësisë së re ngritjen e strukturës së Posaçme Anti-korrupsion dhe anti-krim i organizuar e njohur ndryshe si SPAK.

Në një postim në “Facebook”, Balla shkruan se kjo strukturë do të hetojë dhe ndjekë korrupsionin në të gjitha nivelet dhe do të godasë krimin e organizuar. Sipas tij, kush bërtiste se reforma në drejtësi nuk po ecën përpara sot ka marrë përgjigje.

“Sot është një moment historik në rrugën e Drejtësisë së re. Sot zyrtarisht prokurorët e rinj të SPAK filluan detyrën. Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar është një strukturë e re e pavarur që do të hetojë dhe ndjekë penalisht korrupsionin në të gjitha nivelet dhe do të godasë fort krimin e organizuar. Kush bërtiste se Reforma në Drejtësi nuk po ecën përpara, apo ka ngecur, kush u përbetua se do ta bllokonte, sot ka marrë përgjigjen?????”, shkruan Balla.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: